Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, së bashku me Valon Berishën dhe Ilir Prapashticën kanë vazhduar të mërkurën mbajtjen e prezantimit para studenteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Drejtori Mazreku, si dhe dy zyrtarët e tjerë të BKS-së, para studenteve të këtij universiteti kanë folur rreth funksionimit të sektorit të sigurimeve në vendin tonë, si dhe më detajisht rreth punës që bën Byroja Kosovare e Sigurimit.
Takime dhe prezantime nëpër institucione edukative BKS-ja ka nisur nga fillimi i viti e do të vazhdojë deri në përfundim të këtij viti, njofton BKS.
Në fund të takimit drejtori BKS-së së bashku më bashkëpunëtorë ka takuar edhe dekanin e Fakultetit të Biznesit në Pejë, Halit Shabani, me të cilin kanë biseduar rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve të rëndësishme.