Pilotët ukrainas kanë nisur trajnimin për avionët luftarakë F-16 në disa vende të Bashkimit Evropian, sipas përfaqësuesit të Lartë të bllokut, Josep Borrell.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga aleatët aeroplanë derisa Kievi po kërkon të përmirësojë mbrojtjen e tij kundër sulmeve ajrore ruse.
Duke folur gjatë rrugës së tij në takim me ministrat e mbrojtjes së BE-së në Bruksel të martën, Borrelli tha se trajnimi ‘do të marrë kohë, por sa më shpejtë, aq më mirë”.
Borrelli tha se dera tani është e hapur për sigurimin e avionëve dhe ai pret një rezultat të ngjashëm me atë të dhurimit të tankeve Leopard 2.
Në fillim të bisedimeve për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Kiev, Borrellli tha se shumë vende ishin “ngurruese”. Por ai shtoi se “vendimi vjen për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme në mënyrë që Ukraina të vazhdojë të mbrohet”.
Ministri holandez i mbrojtjes tha se zyrtarët e BE-së po punojnë për një afat konkret për trajnimin dhe tha se ka marrëveshje që duhet të ndodhë urgjentisht.
Presidenti i SHBA Joe Biden sinjalizoi miratimin e tij që pilotët ukrainas të trajnohen për t’i fluturuar ata gjatë fundjavës. /CNN/