Drejtorit të KEK-ut i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gashi tutje ka bërë të ditur se pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, tha ajo.