Rami Hadar do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës në basketboll.
Siç merr vesh Klankosova.tv marrëveshja me të është arritur dhe do të zyrtarizohet nesër.
Hadar arriti vetëm disa muaj më parë në Kosovë, duke arritur të fitonte titullin me skuadrën e Pejës.
Peja e mposhti Trepçën në serinë e finaleve me rezultat 3-2.