Modelet e “nivelit të ulët” iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus që do të lansohen më vonë këtë vit do të pajisen me një lente kamere të pasme 48 megapikselë.
Kjo është bërë e ditur nga Jeff Pu, një analist në firmën e investimeve me bazë në Hong Kong, Haitong International Securities.
Pu ka thënë se lentet 48 megapikselë në këto modele do të përdorin një sensor të ri që mund të kapë më shumë dritë për cilësi të përmirësuar të imazhit.
Megjithatë, bazuar në kontrollet e fundit të zinxhirit të furnizimit, Pu beson se ka të ngjarë të shfaqen probleme të prodhimit që mund të rezultojnë në vonesa të prodhimit të iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus.
Ndryshe, pajisjet pritet të lansohen në shtator.
Apple prezantoi për herë të parë një lente kamere 48 megapikselë në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max vitin e kaluar.