Një grua 31-vjeçare, është gjetur e vdekur në një banesë në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Ju njoftojmë se me datën 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në rr. ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.
Tutje ai ka shtuar se njësia reaguese policore ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 31-vjeçares.
E në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësia hetuese dhe ajo e forenzikës.