Mustafa: Kurti i bëri shumë dëme Kosovës gjatë 100 ditëve të fundit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, iu përgjigj kritikave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në një paraqitje përmes telefonit në Frontal në T7, Mustafa  ka thënë se për 100 ditë qeveria e Kurtit i  ka bërë dëmet më të mëdha Kosovës.

“Prishja e relacioneve me SHBA është papërgjegjësi totale në raport me kultivimin e marrëdhënieve me Amerikën. Kemi parë edhe reagimin e SHBA. Kjo është qeveria që I ka bërë më së shumti dëme Kosovës në prishje të raporteve me ShBA-në”, ka thënë Mustafa.

Madje ky ka pasur kritika edhe për masat e Qeverisë sa i përket pandemisë Covid 19.

“Ka pasur shkelje të mëdha nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm. Ka kërcënuar deputetet siç ishte rasti për Pacollin ai do të dërgohet në konvikte ose do të arrestohet. Kjo është një sjellje që I vendos qeveritarët mbi ligjin. Qeveria ka dështuar në ekonomi sepse është shkatërruar sektori privat pasi që ky nuk është përkrahur nga qeveria”, është shprehur Mustafa.

Shefi i LDK’së ka krahasuar qeverinë e tij të dikurshme me këtë të Kurtit ku ka thënë se mandate I tij si kryeministër kur ishte  më i vështirë.

Sipas Mustafës LVV gjatë kohës kur LDK kishte qeverisjen e kishte sulmuar me molotov e protesta që sipas tij kishin qenë të dhunshme.