Ka nisur ndërtimi i shkollës së re në Vetërnik.
Vendosja e gurëthemelit u bë nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Rama tha se kjo shkollë do të ketë një hapësirë prej 6 mijë e 726 metrash katrorë.
Ai theksoi se do të ketë kapacitet për 1 mijë e 80 nxënësm nga niveli parashkollor e deri në klasën e nëntë.
I pari i Prishtinës theksoi se ndërtimi i saj pritet të bëhet për dy vjet.
“Nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi të vijojnë mësimin afër vendbanimit të tyre, me kushte të dinjitetshme, dhe jo me klasa të stërmbushura”, tha Rama.