Atletët nga Ukraina fitues të Gjysmëmratonës “Gjilani 2023”

Dy çmimet e para në vrapimin e gjatë 21 kilometra, nga Zhegra deri në Gjilan e anasjelltas, që është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Agimit” i ka takuar atletëve nga Ukraina, Bogdan Semenec dhe Natalija Seminoviq.

Gara është mbajtur në disa kategori dhe ajo ishte ndërkombëtare, kurse ky ishte edicioni i dytë i saj.

Gjysmëmaratona “Gjilani 2023” është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Gjilan dhe me mbështetjen e Federatës së Atletikës të Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit. Gjysmëmaratona ka marrë përmasat e një gare ndërkombëtare.

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, ka thënë se kjo garë e nderon figurën e heroit Agim Ramadani dhe se tashmë ajo është ndërkombëtare, kurse Muhamet Hajrullahu, kontribuues dhe njeriu që nuk kursen dhe i ka qëndruar afër kësaj gare, ka theksuar dhe ka uruar që viteve të tjera ky manifestim të mbahet edhe në Tiranë dhe që të mbetet maratonë ndërkombëtare për nder të heroit Agim Ramadani.

Afrim Selimi, kryetar i Pedagogëve të Kulturës Fizike të Gjilanit, ka thënë se shpresojnë që gjysmëmaratona do të shndërrohet në garë tradicionale jo vetëm për Zhegrën, por për tërë Kosovën. Ai duke folur për shtegun, tha se ai ka këto shtigje: vrapimi kryesor – gjysmëmaratona prej 21 km, tjetra në 10 km dhe e fundit në 5 km.

Garues pati nga SHBA-të, Ukraina, Polonia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Kosova.

Në emër të familjes së heroit Agim Ramadani, ka falënderuar vëllai i tij, Jashar Ramadani, që ka thënë se kjo garë e nderon veprën e heroit, andaj familja Ramadani i falënderon të gjithë garuesit.

Në gara u arritën këto rezultate:

5 km – vajzat

Vendi i tretë: Aurora Vataj

Vendi i dytë: Enida Zeqiri

Vendi i parë: Doruntina Restelica

5 km – djemtë:

Vendi i tretë: Vigan Kllokoqi

Vendi i dytë: Uran Ahmeti

Vendi i parë: Përparim Gashi

10 km – vajzat

Vendi i tretë: Odeta Belegu

Vendi i dytë: Ejona Shala

Vendi i parë: Qëndresa Ramadani

10 km – djemtë

Vendi i tretë: Naim Gashi

Vendi i dytë: Genc Isufi

Vendi i parë: Ante Zhivkoviq

Me mirënjohje u nderuan edhe veteranët me 40, 50, 60 e 70 vjeç, kurse çmimet kryesore i fituan këta garues:

21 kilometra – vajzat:

Vendi i tretë: Bertinë Zymberaj

Vendi i dytë: Marija Vraiq

Vendi i parë: Natalija Seminoviq

21 kilometra – djemtë

Vendi i tretë: Ragmi Ibrahimi

Vendi i dytë: Emin Grajqevci

Vendi i parë: Bogdan Semenec