Shkruan: Safet Gërxhaliu
Duhet të kuptohet e vërteta se liberalizimi i vizave nuk zgjidh asnjë nga problemet tona strukturore shoqërore të grumbulluara ndër vite.
Liberalizimi do të vijë, por problemet tona këtu në Kosovë do të mbesin!
Shumë shpejt do të kuptojmë se zgjidhja nuk është ikja e qytetarëve në Evropë, por jetësimi i Evropës këtu në Kosovë dhe kthimi i shpresës së humbur se mund të jetohet në Kosovë!
Nuk duhet trajtuar liberalizimin si mundësi për ikje por si mundësi për të avancuar dhe u zhvilluar në çdo aspekt në interes të qytetarëve!
Liberalizimi është mundësi për zhvillim dhe jo për ikje!
Kosova ka nevojë për stabilitet politik, sundim të rendit dhe ligjit, dialog të mirëfilltë publiko – privat , rritje të pagave në sektorin privat sidomos në sektorin e marketeve, të pastrimit, të gastronomisë e sidomos tek kompanitë që merren me ruajtje të pasurisë dhe objekteve!
Të avancohet me urgjencë dialogu lodhur me pagën minimale!
Nuk është zgjidhje vetëm importimi i fuqisë punëtore nga jashtë por të përmirësohen kushtet dhe standardi i të punësuarve vendor!
Pa distancë dhe arroganca pushtetare, me dialog konstruktiv dhe argumentues me qytetarët e vendit në interes të ndërtimit dhe fuqizimit të shtetit e jo në funksion të zbrazjes së shtetit!
Dialog, depolitizim, partneritet, orientim në vlera e profesionalizëm e jo në antivlera e vetëm përkatësi e militantizëm partiak e politik.