Se sa duhet të zgjatë seksi është pyetje që rrallëherë merr përgjigje adekuate, e sidomos kur është fjala për atë se sa duhet të zgjatë seksi që gratë të kënaqen në maksimum.
Një studim nga Journal of Sexual Medicine ka zbuluar se periudha mesatare e marrëdhënieve seksuale është diku te 5.4 minuta. Por, a është e vërtetë kjo?
Një studim tjetër tregon se gjatësia mesatare e seksit është rreth 7.5 minuta, sipas Rachel Hills, autore e The Sex Myth.
Gjithashtu duhet të ceket se statistikat nuk e kanë përfshi paralojën, e cila është shumë e rëndësishme për kënaqësinë seksuale.
Një studim i publikuar në Journal of Sex Research ka zbuluar se pjesëmarrësit më së shumti ishin kënaqur me 11-13 minuta paralojë, të ndjekur më pas me 7-8 minuta marrëdhënie seksuale.