Pezullohet nga detyra Drejtori i KEK-ut

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut është marrur vendim për pezullimin nga detyra të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Në pozitën e zëvendëskryeshefit ekzekutiv si ushtrues detyre është emëruar Perparim Kabashi, Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot janë marr vendimet si në vijim:

BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin me efekt të menjëhershëm.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar Perparim Kabashin, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.