Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht afër Komoranit.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.

Aksident i rëndë mes disa veturave në Komoran

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policise së Kosovës.