Nis protesta e kompanisë “Pastrimi” – kamionë të saj nëpër rrugë

Kamionë të kompanisë “Pastrimi” kanë dalur nëpër rrugët e Prishtinës të mërkurën, në protestën e paralajmëruar për mospërfshirjen e punëtorëve të kësaj kompanie në Pakon Emergjente të Qeverisë.

Kamionët e “Pastrimit” shihen në rrugën tek Katedralja, teksa forcat e Policisë së Kosovës e rregullojnë trafikun.

Kjo kompani të mërkurën e ka shprehur pakënaqësinë e saj për moslejimin e saj nga Policia e Kosovës për mbajtjen e një proteste paqësore.