Tahiri: Dy prej tre raste me koronavirus në Vushtrri, personel shëndetësor

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se sonte kanë rezultuar tre raste pozitiv me koronavirus.

Sipas tij dy të inferkuar me koronavirus janë punëtorë të personelit shëndetësor dhe rasti i tretë është rast kontakti.

Tahiri tha se do të vazhdohet me gjurmimin dhe testimin e kontakteve dhe se situata është nën kontrollë.