Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka tërhequr vërejtjen qytetarëve pasi sonte numri i të prekurve me koronavirus u rrit ndjeshëm që kur shifrat u ulën deri në një rast me koronavirus.
Ai tha se mosrespektimi i masave dhe pakujdesia e qytetarëve mund të bëjë që të shtyhet lehtësimi i masave.
“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë mund të shtyjnë relaksimin e masave”.