Sot vazhdon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitarja e parë vazhdon dëshminë

Dëshmitarja e parë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit do të vazhdojë sot dëshminë e saj.

Gjatë ditës së djeshme, dëshmia e saj është marrë në seancë private gjatë gjithë kohës dhe pothuajse asgjë nuk ka qenë e hapur për publikun.

Sipas deklarimeve të gjykatës, do të duhen katër ditë që dëshmitarja e parë të përfundojë dëshminë e saj, ndërsa mbrojtja do të ketë kohën e vet për të bërë pyetje.

Specialja është kritikuar lidhur me mbajtjen e seancave private dhe përmbajtjeve të redaktuara në rastin ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK0-së.