Plagosja në Zveçan, SHBA: Të shqetësuar që fillimisht u mohua krimi – të bëhet hetim i plotë

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ka reaguar pas plagosjes së një personi në Zeveçan ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ambasadori Hoevenier thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara që fillimisht u mohua krimi teksa kërkojnë hetim të plotë nga policia për këtë rast.

“SHBA-ja është e shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”.

“Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi” ka shkruar Hovenier në Twitter.