Spektakli i natës së kaluar (e shtunë) në Big Brother VIP Albania pati një sërë ngjarjesh të rëndësishme.
Nga shtëpia e famshme u largua aktorja Olta Gixhari me vetë-dëshirë, gjersa vazhdoi edhe televotimi i të nominuarve.
Mes këtyre, u tha se në shtëpi do të rifuten katër nga banorët e eliminuar, për të cilat u hap një televotim gjatë asaj kohe.
Hyrja e tyre befasoi të gjithë të tjerët, gjersa më së shumti u gëzua artisti shkodran, Luiz Ejlli.
Ata duket se do të krijojnë situata të reja e po ashtu do të jenë në qendër të vëmendjes.