Kosova nuk ka arritur të nxjerrë me shumë se një pikë në përballjen ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se Kosova pati disa raste.
Në pjesën e dytë, Dardanët kaluan në epërsi me Edon Zhegrovën, në minutën e 59’, i cili shënoi një gol të bukur.
Por, Andorra e barazoi rezultatin shpejt menjëherë pas 2 minutave me anë të Albert Rosas Ubach.
Kosova u mundua deri në fund të gjejë golin e fitores por pa arritur dot.
Kështu Kosova, pas dy ndeshjeve ka dy barazime në grupin I. Dardanët barazuan edhe me Izraelin, në Tel Aviv, po ashtu me rezultat 1-1.