Tashmë është raportuar disa herë për ndryshimet që do t’i sjellë gjenerata e re e telefonave të gjigantit Apple. iPhone 15 është thënë se do të ketë kamera më të mëdha, performancë më të mirë e do t’i japë fund edhe mbushësit tradicionalë. Por tashmë, sipas Forbesit, mund të konsiderohet edhe rekordthyes e si telefon që do të hyjë në histori.
Siç shkruan “Ice Universe”, si burim kredibil e i respektuar në këtë industri, iPhone 15 Pro Max do ta ketë “kornizën më të ngushtë të zezë” në histori të telefonave të deritashëm. Bëhet fjalë për kornizën e zezë në mes të ekranit të ndjeshëm në prekje dhe pjesës tjetër të telefonit (strukturës jo xham).
Sipas raportimit, kjo kornizë do të jetë vetëm 1.55-milimetërshe, duke thyer rekordin e vënë nga Xiaomi 13 me 1.81 milimetra. Pra telefoni i ri do të ketë kornizë më të hollë për rreth 20 dhe 30 për qind në krahasim me Samsung Galaxy S23 dhe iPhone 14.
Përderisa numrat janë të vegjël, ato vihen re. Kështu pritet të duket ekrani i iPhone 15:
Korniza më e hollë u jep fund edhe kritikave të kamotshme me të cilat përballej Apple, sidomos në iPhone 6 deri tek iPhone 8.
Telefoni i ri pritet të lansohet në shtator, si zakonisht.