Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

IKSHPK-ja ka konfirmuar për të dytën ditë me radhë numra dyshifrorë të rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

IKSHPK bën të ditur se deri më tani në Kosovë janë marrë 10.130 mostra të dyshimta, e prej tyre 895 kanë dalë pozitive.

Instituti bën thirrje për respektim të masave në mënyrë që sa më shpejt të dilet nga kriza pandemike.