Këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Sot në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, kjo do të ndodhë si rezultat i punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit nga ekipet e KEDS.

Më poshtë mund të gjeni orarin e ndërprerjeve në rajonin e Prishtinës dhe të Gjakovës.

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Fushë-Kosova do të ndërprehet:

TS 10/04kV Lismir Gojnovcët (kodi: 15018006052) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lismir (Gojnovcët).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontimi i rrjetit te vjetër 0.4 kV.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Opterusha  (kodi: 82000010)  nga ora 16:00 deri ora  17:00.

Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Hoca e Madhe dhe Zoçishtë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Denji (kodi 82081007) prej orës 10:30 deri ora  15:00

Vendet: fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndërrimi i   shtyllave të tensionit të mesëm.

Punime në projekte investive

1.

TS 35/10 kV Gjakova 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Beci (kodi: 80080010) prej orës 08:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot, Trakaniq dhe rruga Mark Malota (një pjesë).

Arsyeja: Projekte investive, demontimi i transformatorëve të vjetër, montimi i transformatorëve të rinj, ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm, demontimi i konzollave të vjetra në kuadër të LOT 10 Feeder 1 Gjakovë.