Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin javorë të çmimeve të artikujve bazë, ku është vërejtur një rënie e lehtë e çmimeve.
Derisa para një jave 30 copë vezë kushtonin 4.39 tani ato kushtojnë 4.31 euro; makaronat kushtonin 1.02 euro tani 500 gramë kushtojnë 0.97 euro; ajka kushtonte 1.63 euro tani ka çmim 1.55 euro; detergjenti për enë para një jave ka kushtuar 2.31 euro tani kushton 2.23 euro.
Ndërsa, çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.
Tabela e publikuar nga ASK: