Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Lajçak vjen në kryeqytetin kosovar të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së.
I njëjti do të bëjë përgatitje për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.