Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell.
Më 9 mars do të ketë rritje në të dy vlerat ekstreme të temperaturave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 e deri në 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet nga 15 e deri në 17 gradë Celsius.
Gjithashtu parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.