Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Aleancës Kosovare Bizneseve,
Ministrisë se Mbrojtjes e Republikës të Kosovës dhe Shoqatës Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare.
Me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së pjesëtarëve të FSK-së, Kryetari Agim Shahini në emër të AKB-së , Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në emër të MM-së, dhe Kujtim Dervishi në emer të SHRBSH, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit, duke u bërë kështu pjesë e iniciativës dhe bashkëpunimit që ka për qëllim bashkëpunimin me biznese, për zbritjet që do të ofrohen në produktet dhe artikujt e tyre për stafin ushtarak.
Me këtë rast, Kryetari Shahini, falemnderoj Ministrin Mehaj për ftesën dhe kordinimin më AKB-ën për një iniciativë të tillë, i cili uniformen e ka lidh me bizneset, sepse sa me i madh prodhimi dhe konsumi vendor , ma e fuqishme do jetë ushtria. Si AKB jemi krenar që po e mbeshtesim dhe pa hezitim kemi shprehur gadishmerin që ta mbeshtesim institucionin më të besueshëm të sigurisë në vend është përgjegjësi e madhe, që kërkon sakrificë e përkushtim, vlera këto që personifikojnë çdo ushtar të Republikës, për gatishmërinë me të cilën secili prej tyre i përgjigjet detyrës dhe për këtë cdo ushtarë meriton respektin dhe vlerësimin nga të gjithë.
Jam i lumtur që në momentin e parë që kemi prezantuar këtë projekt pran kryetarit Dervishi dhe Shoqatës, kemi gjetur mbeshtetjen e pa rezerve dhe sot jam i emocionuar që pjesë e kësaj iniciative janë mbi 60 biznese nga Shqipëria, u jemi mirënjohës të gjitha.
Ministri Mehaj theksoi se jemi mirënjohës Kryetarit Shahini dhe AKB-së të cilët nga momenti i parë që kemi diskutuar për ketë iniciativë na keni mbeshtetur dhe po vazhdoni të jeni pjesë e vazhdueshme më gjitha bizneset u bënë palëqë pa asnjë hezitim në përpjekjet tona që ushtarakët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç edhe e meritojnë. Sot është patriotizem të konsumojmë produkte shqiptare sepse kështu e zhvillojmë dhe ndertojmë shtetin dhe kombin.
Kryetari Kujtim Dervishi, sot jem tëpër të nderuar dhe njëherit më ndjenja emocioni që jemi pjesë e ketij projekti në mbeshtetje të Forces Ushtareke të Kosovës. Falemnderoj mikun tim z.Shahini dhe AKB që na ftuan dhe na nderuan që edhe ne te jemi pjesë e ketij projekti Historik, e mbi gjitha në marsin e Epopes Jasharaj.
Lavdi për deshmoret, respekt për veteranet, invalidet dhe ushataret e UÇK. Shumë Falemnderit Kryetar Shahini dhe Minister Mehaj.
Sot janë mbi 90 biznese nga Kosova e Shqiperia të cilët kanë ofrua zbritjet në artikujt, produktet e shërbimet e tyre si dhe në Hoteleri dhe Gastronomi, mbi 130 biznese të AKB-ës mbështetin ushtaret e FSK.
Në fund në shenje respekti dhe falemnderimi për gjithë të pranishmit u ftuan drekë në Kazermën Ushtarake Adem Jashari, pastaj vazhduam në përcjelljen e ndeshjes futbollistike miqësore në mes FSK dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë