iPhone 15 pritet të vijë me ndryshim të madh

Ditë pas dite po shtohen raportimet për dizajnin e telefonit të ardhshëm të gjigantit amerikan, Apple. Ndryshime të shumta janë paralajmëruar, ndërsa së fundmi është thënë se iPhone 15 do të sjellë ndryshim të madh nëpërmjet një butoni të vogël. Bëhet fjalë për hapësirën për ngritjen apo uljen e zërit. Në vend të ndërprerësve të deritashëm, tek iPhone i ri pritet të vijë opsioni i teknologjisë sensitive në një buton të vetëm.

Siç shkruan “9to5Mac”, iPhone 15 do të ketë një buton të unifikuar të zërave dhe një buton për heshtjen totale (mute) nëpërmjet “presionit”. Pra në telefonin e ri s’do të jetë ndërprerësi që ndalte zërin automatikisht.

Image

Modelet iPhone 15 Pro pritet të largojnë dy butonat e ndarë, ku ai sipër ngrinte zërin e ai poshtë e ulte. Në vend të tyre do të jetë një unik që do ta lëvizë nivelin e zërit varësisht ku shtypet nga përdoruesi. Me dizajnin e ri, iPhone 15 mund të duket sikur më të vjetrit për butonat e zërit, megjithatë teknologjia e re e bën dallimin.

Image

Mbetet të shihet çka ka përgatitur Apple. Telefoni i ri zakonisht lansohet në shtator.