Moti sot me temperaturat më të larta

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ku pritet edhe lokalisht të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën jugore dhe juglindore.

Gjatë ditës pritet vranësirat gradualisht të tërhiqen.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 14-34 km/h.

Temperaturat për datën 5 mars do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12C.