New Yorku merr masa të reja për mbrojtjen e banorëve në shtëpitë e pleqve

I gjithë stafi i shtëpive të pleqve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të testohet dy herë në javë për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi dhe spitalet nuk mund të lëshojnë asnjë pacient me COVID-19 në një shtëpi pleqsh, derisa pacienti të rezultojë negativ, tha guvernatori Andrew Cuomo.

Nëse një shtëpi pleqsh nuk mund të sigurojë kujdesin e duhur, pacienti duhet të transferohet në spitalin e shtetit, për të cilin ai tha se ka shtretër të mjaftueshëm, shkruan Reuters.

“Prioriteti ynë kryesor është që të mbrojmë njerëzit në shtëpitë e pleqve”, ka thënë Coumo.

Shtëpitë e pleqve në të gjithë vendin kanë kufizuar ose ndaluar vizitorët, duke u përpjekur të mbajnë banorët e tyre të sigurte pasi numri i infeksioneve të regjistruara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara është rritur, transmeton KOHA.

Përderisa të moshuarit janë më të rrezikuar nga koronavirusi, New York është duke gjurmuar edhe 85 raste të fëmijëve të cilët kanë simptoma të koronavirusit. Tre fëmijë të cilët ishin konfirmuar me koronavirus në SHBA kanë vdekur ndërkaq janë duke u gjurmuar edhe dy vdekje tjera.

Përderisa ende nuk është gjetur ndonjë ilaç apo vaksinë kundër koronavirusit, 50 shtete të SHBA-së janë duke marrë hapa për lehtësimin e masave.