Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person pasi ishte vet-aksidentuar ka dal nga vetura për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërkaq më pas është goditur nga një veturë që ishte në lëvizje dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 22:35 në fshatin Rastavic-Deçan.
Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:
Ju informojmë se më datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan.
Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.
Viktima kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.
Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.
Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.