Skuadra amerikane Interi Miami ka nisur kontaktet me Lionel Messin, kanë njoftuar të premten mediumet e huaja. Mësohet se drejtuesit e Inter Miamit po synojnë transferimin e Messit në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
Messi së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez duke lënë të hapur mundësinë e largimit në verë. Te skuadra amerikane janë gati t’i ofrojnë Messit kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë duke e bërë njërin prej futbollistëve më të paguar në kampionat.
35-vjeçari po shkëlqen te Parisi këtë sezon, ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 14 asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.