Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.
Deputeti i LDK-së shprehet se nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma.
Ai kërkoi ndihmën e ministrisë së Bujqësisë që të rrisë urgjentisht subvencionet për fermerët.
“Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, thuhet në një postim të Hotit në Facebook.