Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Butrint Imeri, mbrëmë (e shtunë) ka sjell projektet e tij në versionin akustik.
Në mesin e tyre, ai këndoi për herë të parë për publikun këngën me titull “Prita”, për të cilën thotë se është një nga këngët e para të karrierës.
‘Për një dashuri”, “Ma Cherie”, “Papa”, “Bakllava”, “Sa Gjynah”, “Ki me lyp”, “Kush”, “Bella”, “Xhanem”, “M’ke rrejt”, “Hajt Hajt”, janë këngët që i solli në versionin akustik.
“Faleminderit për krejt komentet e mira që mi keni dërguar në kaq pak minuta. Këngët në versionin akustik i keni tash në YouTube, gjithashtu edhe këngën “Prita”, këngë që e këndova ekskluzivisht sonte dhe që është një ndër këngët e mia të para të karrierës”, ka shkruar ndër tjerash artisti i njohur.
Këto projekte u mirëpritën mjaft shumë edhe nga publiku në bazë të reagimeve pozitive që ka pranuar krahas postimit në Instagram.
Përkundër se renditet tek artistët e rinj të estradës, këngëtari Imeri tashmë ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve me zërin e tij të veçantë.