Thaçit e Veselit iu vazhdohet paraburgimi në 15-vjetorin e pavarësisë

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit e ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, pikërishtë në ditën e shpalljes së pavarësisë.

“Urdhërohet vazhdimi i ndalimit të z. Thaçi”, thuhet në njoftimin e Speciales.

“Të paraqesin supozime për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të z. Thaçi jo më vonë se e hëna, 27 mars 2024, me përgjigjen pas afatit kohor të përcaktuar në nenin 76”.

“Urdhëron Mbrojtjen e Thaçit që të dorëzojë një version publik të redaktuar të përgjigjes së Thaçit ose të kërkojë riklasifikimin e saj si publike jo më vonë se të premten, 3 mars”, thuhet në njoftimin e Speciales.

I njëjti njoftim është bërë edhe për rastin e ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, në 17 shkurtin e vitit 2008 ka qenë lexues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.