Krasniqi shënon Ditën e Pavarësisë nga familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Pavarësisë të Kosovës duke vizituar familjet e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë.

”Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke qenë pjesë e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, finalizuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri, si dhe pas çlirimit vazhduan punën për të jetësuar ëndrrën tonë për shtet të pavarur e sovran, demokratik e të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.