ZRRE-ja rekomandon shtrenjtim të sërishëm të rrymës


Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë ditës do të publikojë raportin fillestar për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë. Sipas burimeve të KOHËS, ky institucion do të rekomandojë rritje të tarifave të energjisë, pas kërkesës së parashtruar nga KEDS-i dhe KESCO.

Nuk është bërë e ditur sa për qind do të jetë rritja.

Ndaj raportit palët do të mund të paraqesin komentet e tyre. Vitin e kaluar Qeveria ishte zotuar që do të subvencionojë mosrritjen e tarifave me 90 milionë euro, duke bërë që vetëm konsumatorët që kalojnë pragun prej 800 kilovatësh të pësojnë rritje të çmimit të energjisë.

Rekomandimi i ZRRE-së vjen pasi KEDS-i dhe KESCO-ja në dhjetor patën kërkuar shqyrtim të tarifave, pas rritjes së çmimit të energjisë në bursa ndërkombëtare.