Tërmet në Rumani

Një tërmet me magnitudë prej 3.9 shkallë të Rihterit e ka goditur Rumaninë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), bëjnë të ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte 63 kilometra larg qytetit Drobeta-Turnu Severin.

Sipas EMSC-së, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 23:07.

Thellësia e këtij tërmeti është gjashtë kilometra.

Një tjetër tërmet është regjistruar të martën në këtë vend me magnitudë 5 shkallë. Dridhjet e tokës janë ndier pasdite edhe në Kosovë.