Në Shqipëri sot kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 12 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 868.
Sipas Institutit të Shëndetit, në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.
Këta të infektuar të rinj janë kontakte të rasteve të mëparshme, transmeton Ora News.
Ndërkohë që shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier.
Spitalet – Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.
Të shëruar – Të shëruar vetëm në 24 orët e fundit janë 23 qytetarë. Prej 868 të infektuarve në total, 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Lehtësimi i masave -Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash. Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.
Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.
Duke filluar nga data 11 maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.