Tre anëtarë të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë janë vetizoluar për dy javë pasi i janë ekspozuar virusit.
Doktori Anthony Fauci, figura kryesore në betejën kundër Covid-19, është njëri nga tre zyrtarët e lartë që do të vetizolohen.
79-vjeçari do të punojë nga shtëpia, ndërsa në testin e parë ka rezultuar negativ për koronavirus, transmeton KOHA.
Përveç tij, në izolim janë edhe drejtori i qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, Robert Redfield dhe komisionari i Administratës për Ushqim dhe Ilaçe, Stephen Hahn.
Asnjëri prej tyre nuk ka pasur simptoma të sëmundjes, mirëpo i janë ekspozuar rrezikut të lartë gjatë punës që kanë bërë.