Ish-konkurrent i Përputhen, a është ky i dashuri i Efit?

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Efi deklaroi se jashtë shtëpisë ishte dikush.

Ajo foli me fjalët më të mira për partnerin e saj dhe dukej se e donte shumë.

Teksa të gjithë u bënë shumë kuriozë të dinin se kush ia ka zënë zemrën bukuroshes, ish-konkurrenti i “Purputhen”, Bruno Shemsho, i ka habitur të gjithë.

Në një intervistë të fundit për “Opening up” ai ka aluduar se kishte pasur diçka më shumë me Efin.

“Jam në një lidhje dhe jam shumë i lumtur”, tha Bruno, duke nxitur dyshime se dyshja mund të jenë bashkë.