Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili foli për marrëveshjen franko-gjermane, të cilën Kurti e ritheksoi se e ka pranuar atë.
Ndaj fjalës së Kurtit, Krasniqi deklaroi se Kurti fshihet pas parimeve.
“Ju në stilin e juaj, me mënyrën e qeverisjes, ju fshehin pas parimeve e silleni e veproni sipas rrethanave.” – ishte hyrja e Krasniqit.
Por Krasniqi e sfidoi Kurtin, duke i kërkuar ta sjell në Kuvend marrëveshjen e Asociacionit për ta zhbërë.
“Hadje sille, po ta ç’ratifikojmë, 80 vota qetu po t’i bojmë, po e anulojmë dhe po e zhvlerësojmë…Ti po fol për marrëveshjen e 2013 si problem, sille pra nëse është problem, bo e zhvlerësojmë, a në anën tjetër po fol për njohje të ndërsjellë, ashtu siç kemi fol na në vitin 2013, sepse kemi besuar se është njohje de facto. Nëse s’ka marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë, dije që je t’u shku kot në dialog” – tha ai.