Momenti i shpëtimit të nënës së vajzës 2-vjeçare në Turqi nga ekipet e FSK-së

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit pas shumë përpjekjeve kanë arritur të mërkurën t’i nxjerrin të gjallë nga rrënojat një vajzë dyvjeçare dhe nënën e saj.

FSK fillimisht nxori të gjallë vajzën dyvjeçare dhe pastaj pas shumë përpjekjeve arritën ta nxjerrin të gjallë edhe nënën e dyvjeçares.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhej në njoftimin e FSK-së.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 12,391, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke cituar agjencinë turke të fatkeqësive AFAD, ndërsa 62,914 të tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Përtej kufirit, në Sirinë e shkatërruar nga lufta, numri i të vdekurve ishte të paktën 2,662.