Një person është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Ai ka thënë për Gazetën Express se rasti i viktimës po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Viktima është mashkull, 38-vjeça r.
Zëdhënësi Zahiti ka konfirmuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.