Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Lajçak tha se do të vazhdohet tutje me diskutohet në takimin e nivelit të lartë.

Ai theksoi se ka pasur takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës së hënës, emisari i BE-së ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Kurti tha se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizmin  e raporteve Kosovë-Serbi.

“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, tha Kurti.