Erdogani shpall shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të mbajë shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit të së hënës.

“Shtatë ditë janë shpallur zi kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjitha zyrat tona përfaqësuese kombëtare dhe të huaja”, tha Erdogan në një postim në Twitter.