Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka ritheksuar se “Gjykata Speciale është politike”.
Këtë deklarim ai e ka bërë në Facebook, pas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Atyre u është ulur dënimi nga katër vjet e gjysmë në katër vjet e tre muaj.
Klinaku në reagimin e tij ka thënë se “në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”.
“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike”, ka shkruar tutje ai.