Deputeti i Vetëvendosjes, LIburn Aliu, ka publikuar një foto ku shihen bashkë Glauk Konjufca e Albin Kurti. Kjo Foto është publikuar pas raportimeve se dy udhëheqësit e Vetëvendosjes i ftohen raportet sherri i Shkelëzen Gashit, i cili u shkarkua nga këshilltari i Kryeministrit një ditë pasi Konjufca tha se i njëjti nuk do të kishte vend në kabinetin e tij.
Glauk Konjufca kishte pasur mendim ndryshe prej Albin Kurtit kur ishte ndarë Vetëvendosje, s’ishte pajtuar me liderin kur i ishte bërë propozim LDK-së që të shkojnë me një listë të përbashkët.
Ministri i Jashtëm është zyrtari i parë i Vetëvendosjes i cili kundërshtoi deklaratat e Shkelzen Gashit për krimet e ushtarëve të UÇK-së dhe Dick Martyt.
Por, Liburn Aliu, përmes një fotoje të publikuar në Facebook, ka treguar se megjithatë Kurti e Konjufca janë bërë bashkë, e po bisedojnë edhe me anëtarë tjerë të partisë.
“Albulena nuk pranoi të vinte”, ka shkruar Aliu.
Ditë më parë, Kurti lavdëroi dy zyrtarë tjerë për rritjen e Vetëvendosjes ndërsa s’e përmendi askund Konjufcën. Madje, Ministri i Jashtëm s’shkoi as në mbledhjen e fundit të Kryesisë.