Vlera e koeficientit të pagave, këto janë diskutimet e fundit në Ministrinë e Financave

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë, Projektligjin për Paga në sektorin publik, më 27 dhjetor të vitit të kaluar, shuma e koeficentit ende nuk dihet.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se në ministrinë e Financave po diskutohet disa propozime për shumën e koeficenteve.

Sipas këtyre burimeve, propozimet variojnë nga 94 euro deri në 110 euro.

Qeveria është kritikuar për mungesë të transparencës dhe mbajtjes enigme të kësaj çështje.

Në anën tjetër, Avokatit të Popullit i kanë shkuar disa kërkesa që ta dërgoj këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Sindikatat, dhe partitë opozitare kanë kërkuar që vlera e koeficentit të mos jetë nën 130 euro.

Një ditë më parë, Mimoza Kusari- Lila, shefe e GP të VV-së ka thënë se thënë se brenda pak ditësh qeveria do ta përcjellë vlerën e koeficientit në Kuvend.

Poashtu ajo ka paralajmëruar se do të bëhet një plotësim-ndryshim i projektligjit për buxhetin, në mënyre që të jetë fiks vlera e koeficientit.