Tri opsione për vlerën e koeficientit në Ligjin e Pagave po përmenden në një artikull të botuar nga REL sipas burimeve të Qeverisë së Kosovës. 100, 120 dhe 130! Çka nëse vlera do të ishte 130?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që ka koeficientin e përcaktuar 18 atëherë del se do të ketë pagën prej 2350 eurove.
Kryeministri Albin Kurti, i cili ka koeficientin 16,5, do të merrte pagë prej 2145 eurove.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili aktualisht e ka koeficientin 17, do të merrte pagë prej 2210 eurove.
Sipas Projektligjit për Paga, deputetët dhe ministrat koeficientin do ta kenë 16.4 dhe paga bazë mujore e tyre llogaritet të jetë 2 mijë e 132 eurove.
Sipas Projektligjit për Paga, në arsimin universitar dhe parauniversitar, koeficientin më të lartë pritet që ta ketë rektori – 14,2 – i cili me vlerën prej 130, do të paguhej me 1 mijë e 846 eurosh.
Profesori i rregullt, i cili e ka koeficientin 12,4, pritet që të ketë pagë prej 1612 eurosh.
Në anën tjetër, drejtorët e shkollave të mesme të larta pritet që ta kenë koeficientin 6,4 ose pagë prej 832 eurosh, teksa drejtorët e shkollave fillore e të mesme të ulëta parashihet që ta kenë koeficientin 6 apo pagë prej 780 eurove.
Ndërkohë mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, koeficientin 5,8 apo 754 euro, ndërsa ata në arsimin fillor pritet ta kenë koeficientit 5.6 apo 728 euro.
Sa do të paguhen punëtorët shëndetësorë, nëse vlera e koeficientit do të jetë 130 euro?
Drejtori i ShSKUK-së pritet qa të ketë koeficientin 14 apo të ketë pagë prej 1 mijë e 820 eurosh.
Në anën tjetër, drejtuesit e Shëndetësisë, siç është e cekur në Projektligjin për Paga, pritet që koeficientin ta kenë 12,4 apo 1612 eurove.
Mjeku specialist, mjeku specialist i mjekësisë familjare, stomatologu specialist, farmacisti specialist, farmacisti klinik pritet të kenë koeficient 12 apo 1560 euro.
Mjeku i përgjithshëm, stomatologu, farmacisti, me koeficient 7,4 pritet që të kenë pagë prej 962 eurove.